Një hënë që të le pa frymë, e njohur tashmë si superhëna, është parë mbrëmë në shumë vende të botës. Pamjet mahnitëse janë shijuar në disa vende europiane, në Azi dhe Lindjen e Mesme.

Ky spektakël qiellor është i fundit për këtë vit dhe quhet hëna e luleve pasi shfaqet me të gjithë plotësinë e saj në pranverë kur çelin lulet.

Një hënë e tillë tashmë do të shfaqet në Prill të 2021. Ky fenomen ndodh kur orbita e hënës është më afër Tokës, duke e bërë atë të duket më e madhe.

Tv Klan